Shkupi kundërmon erë të keqe, ndotja pesë herë më e lartë se sa lejohet

Shkupi

Shkupi kundërmon erë të keqe, ndotja pesë herë më e lartë se sa lejohet

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 22:16
Shkupi

Shkupi përsëri fillon të mbytet nga ajri i ndotur. Stacionet matëse në komunat e Shkupit Karposh dhe Lisie tregojnë sonte një nivel shumë të lartë të ndotjes së ajrit, ku kundërmon erë sikurse dika po digjet.

Grimcat kancerogjene të PM10 në Karposh arritën 222 mikrogramë për metër kub, dhe në Lisie 229, që është pothuajse pesë herë më e madhe se 50 mikrograms për metër kub të lejuara.

Një nivel shumë i lartë u mat edhe i grimcave PM2.5 ku në Karposh ata arritën 180 mikrogram për metër kub, që është 9 herë më shumë se 20 mikrogramma e lejuar. Në Qendër, niveli i këtyre grimcave arriti 90 mikrogramë sonte.

Ekziston një nivel i lartë i ndotjes së ajrit në edhe në Qendër ku janë matur 133 mikrogram për metër kub, në stacionin matës Rektorat janë matur 113 mikrogram, në Manastir, stacioni i matjes tregon 106 mikrogramë, në Kërçovë 151, në Tetovë 105 dhe në Kavadar 158 mikrograms për metër kub. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat