Shkupjanët sivjet veçmë kanë thithur ajër të ndotur prej 79 deri 139 ditë

Shkupi

Shkupjanët sivjet veçmë kanë thithur ajër të ndotur prej 79 deri 139 ditë

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 12:17
Ilustrim

Banorët e Shkupit në të gjitha zonat ku matet cilësia e ajrit tashmë i kanë tejkaluar ditët e lejuara maksimale në të cilat mund të jenë të ekspozuar në përqendrime të larta të pjesëzave PM10 në ajër. Në prag të dimrit, kur ndotja e ajrit është e pranishme pothuajse çdo ditë, shkupjanët në 10 muajt e kaluar tashmë kanë thithur ajër të ndotur mbi vlerat e lejuara maksimale mes 79 dhe 139 ditë, transmeton MIA.

Të dhënat e Ministrisë së Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor tregojnë se më së shumti apo 139 ditë me ajër të ndotur dhe përqendrim të pjesëzave PM10 në ajër ka pasur në Gazi Babë, afër Rektoratit 135, Lisiçe 101, Karposh 92 dhe Qendër 79.

Përqendrimet e lejuara maksimale janë 50 mikrogramë në metër kub, ndërsa përqendrimet në muajt e dimrit kanë arritur edhe mbi 500 mikrogramë në metër kub.

Nga fillimi i këtij muaji, i cili sipas statistikave të Ministrisë, hyn në muajt më të ndotur të vitit së bashku me dhjetorin dhe janarin, tashmë përqendrimi i pjesëzave PM10 rriten dhe kanë arritur mbi 300 mikrogramë në metër kub.

Pjesëzat janë kancerogjene dhe shkak për sëmundje dhe vdekshmëri deri në 30 për qind e popullatës

Pjesëzat me diametër prej 10 mikrogramë mund të prekin thellë në sistemin respirator të njerëzve dhe janë një ndër  substancat ndotëse më të dëmshme në ajër.

Të dhënat e fundit të publikuara tregojnë se ndotja e ajrit është shkak për sëmurjen e 30 për qind të banorëve të kryeqytetit, ndërsa kjo është shkak për vdekjen e 20 deri 30 për qind të popullatës.

Sipas profesorit Dragan Gjorgjev nga Instituti për Shëndet Publik të Maqedonisë këto numra mund të ulen me përfshirje të përbashkët të strukturave shtetërore në nivel lokal dhe qendror, por edhe me ngritjen e vetëdijes te qytetarët.

“Numrat e këtillë, thotë ai, duhet të na motivojnë për aksion, por edhe me ndjekjen e tyre që të mund të vlerësohet suksesi i masave të ndërmarra, sepse në nivel vjetor në Shkup kemi vdekshmnëri të pesë mijë personave, vlerësimet tona janë se prej 1.000 deri 1.050 janë pasojë e ndotjes së ajrit. Dyqind persona nga shkaku i njëjtë vdesin në Manastir, 100 në Tetovë…,që do të thotë prej 20 deri në 30 për qind nga vdekshmëria e popullatës bie në pasojë e ndotjes së ajrit”, tha Gjorgjev në konferencën për ndotjen të organizuar në Tetovë.

Komunikacioni, industria, amvisëritë, deponitë e paligjshme – arsyeja për ndotjen

Mendohet se grimcat emetohen në atmosferë nga shumë burime, si automjetet, ngrohja në amvisëri, kapacitetet industriale, elektranat, djegia e mbeturinave bujqësore, djegia e mbeturinave nga deponitë e paligjshme dhe oborret dhe zjarret pyjore, të shoqëruara nga kushtet e papërshtatshme meteorologjike, gjegjësisht stagnim të ajrit.

Si më të rëndësishme, kompetentët i theksojnë ngrohjen e amvisërive dhe komunikacionin dhe për atë që vlera në të cilën lëshohen është e ulët, pothuajse në zonën e frymëmarrjes së njeriut.

Sektori joqeveritar është gjithnjë e më i zëshëm në kërkesat për përballjen me problemin me ndotjen e ajrit. Konsiderojnë se është rezultat i asaj që Shkupi është luginë ku paraqitet inversion i temperaturës gjatë dimrit, paraqitje e mjegullës, ndërsa për shkak të ndërtimit kaotik urbanistik janë bllokuar edhe ato rryma të ajrit të cilat dikur kanë ekzistuar dhe pa mjegull përballemi me stagnimin e ajrit.

“Kjo do të thotë se çka do që të lirohet në ajër do të mbetet derisa ndonjë erë nuk e fryn atë. Edhe gjatë vetës edhe këtë javë, kur moti është më i ngrohtë dhe nuk ngrohje, vërejmë koncenrtime të mëdha gjatë ditës për Gazi Babën dhe Karposhin”, thotë Eli Pesheva nga iniciativa qytetare 02 Koalicioni për ajër të pastër.

Sipas saj këto vlera nuk janë rezultat i ngrohjes dhe të njëjtat në temperatura shumë të ulëta dhe stagnim të ajrit në masë më të vogël do të trefishohen.

“Kemi problem serioz me ndotjen e ajrit nga fabrikat e prodhimit, industritë, djegien e paligjshme të mbeturinave, cila është saktë arsyeja ne nuk e dimë, inspektimet nuk janë efikase për të dhënë përgjigje dhe të pengojnë këtë ndotje. E potencojmë këtë, sepse në muajt e dimrit do të flitet vetëm për ndotjen nga amvisëritë për nevojat e ngrohjes. Këta ndotës do të mbesin të maskuar dhe do të kemi numra si viteve të fundit nga vlerat matëse nga 800, 100 µ?/?3″, potencoi Pesheva.

Kompetentët paralajmërojnë shkallë rritëse në luftën kundër ndotjes së ajrit

Qeveria sipas paralajmërimeve e ngrit shkallën në luftën kundër ndotjes së ajrit dhe në përgjithësi ndotjen në nivel më të lartë me formimin e grupit interdikasterial qeveritar në të cilin marrin pjesë përfaqësues të të gjitha ministrive, por edhe institucione tjera, si dhe organizata joqeveritare, që kjo luftë kundër ndotjes të jenë në bazë të fakteve shkencore, të mbështetur me argumente dhe të thyhen mitet rreth kësaj.

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli thekson se të gjitha këto aktivitete edhe nga grupi i punës në bashkëpunim  edhe me autoritetet në nivel qendror dhe lokalm, si dhe sektori i biznesit dhe individët duhet të jenë aktivitete të përditshme dhe parandalimi të bëhet politikë dominuese, e jo si deri më tani problemi i ndotjes dhe zgjidhja e tij të shqyrtohet në periudhën e dimrit kur ai është i madh.

“Ne i mbështesim të gjitha aktivitetet kundër ndotjes së ajrit dhe prandaj në masat dhe rekomandimet përfshijmë edhe propozime nga sektori joqeveritar dhe ne si Ministri dhe Inspektorat për mjedis jetësor do të tentojmë me kontrolle të natës në teren, në investime në trajtimin e mbeturinave të ndihmojmë në këtë drejtim”, tha Makraduli.

Edhe autoritetet qytetare mendojnë se ndotja e ajrit është  problemi më urgjent dhe më i rëndësishëm për zgjidhje.

“Edhe pse ka masa dhe aktivitete të përshkruara, si dhe plan konkret në lidhje me përballjen me ndotjen e ajrit, duhet të përballemi me faktin se problemi nuk do të zgjidhet menjëherë, se rruga do të jetë e gjatë dhe e vështirë dhe se do të kërkohet shumë përkushtim dhe vullnet i mirë nga të gjitha palët e cenueshme që të gjindet zgjidhja për Shkup të pastër dhe të gjelbër”, thonë nga Qyteti i Shkupit për MIA-n.

Sipas planit parashikojnë masa afatshkurte dhe afatmesme në lidhje me  ndotjen. Mes aktiviteteve të planifikuara nga Qyteti paralajmërojnë ndalesë për aktivitete ndërtimore në pjesët më të ndotura të qytetit në ditët më të vështira. Të zvogëlohet frekuenca e automjeteve të rënda transportuese dhe automjeteve për shpërndarje të mallrave me masa të reja. Të përforcohen inspektimet në bashkëpunim me institucionet  kompetente, me monitorim 24 orësh, në kontaktet me paraqitjet e qytetarëve.

Planifikohet që ndotjen e shkaktuar nga zjarret e egra që këtë dimër ta vendosin në zero, duke vendosur ekipe të përbashkëta të policëve dhe shërbimit zjarrfikës.

Inspektorati shtetëror ka bërë disa kontrolle në terren në komunat e Shkupit, respektivisht në Karposh, Gjorqe Ppetrov dhe Gazi Babë, me ç’rast është konstatuar djegien e drunjëve në qiell të hapur, shfrytëzim i pakontrolluar i karburanteve jopërkatëse në shtëpi individuale dhe në instalimet industriale në kapacitet më të vogël.

Apelohet se për përballje me këtë problem nevojitet harmonizim i aktiviteteve të inspektoratit lokal dhe atij shtetëror.

Në afat të mesëm Qyteti planifikon trajtim të veçantë të ketë shkaktari më i madh i ndotjes – ngrohja nëpër shtëpi.

“Projekt kryesor e kemi gazifikimin e shtëpive, të cilën e fillojmë pikërisht  nga lagjet që nuk janë të kyçura në rrjetin e ngrohjes, për shkak se u japim prioritet aspekteve ekologjike të gazit natyror, Parashikojmë parqe të reja, por edhe mbrojtje shtesë të parqeve të vjetra dhe park-pyjeve në Shkup. Imponojmë detyrime për mbjellje të pemëve për çdo ndërtesë së ndërtuar, por kemi edhe qasje tjera inovative”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

Mes masave janë edhe politikat e reja në transportin publik dhe promovimi i çiklizmit si opsion çdoditor i qytetarëve që ta zvogëlojmë ndikimin e automobilave.

Sipas pushtetit lokal, konkretizimi dhe aktivizimi i masave do të dinamizohet në bashkëpunim me institucionet dhe në koordinim me qytetarët dhe organizatat joqeveritare, me çka efekti i politikave të aplikuara për mbrojtje të ajrit në periudhën e ardhshme do të rezultojë me qëllimet e projektuara – qytet në të cilin ajri i pastër.

Sektori joqeveritar për tejkalimin e ndotjes së ajrit propozon, gjithashtu masa për gjithë sezonin e ngrohjes dhe masa që do të zbatohen në periudhat kritike.

Mes masave që i propozojnë që të zvogëlohet ndotja dhe mes të cilave do të vlejnë në gjithë sezonin e ngrohjes që të përjashtohen nga qarkullimi automjetet nën standardin EURO-4 dhe kontrollimin e rregullt të gazrave shkarkuese me matësit mobil, kontroll i ngrohjes joligjore të llojeve të ndryshme të mbeturinave. Kufizimi i aktiviteteve ndërtimore, djegie e drunjve vetëm të thatë jo të trajtuar për ngrohje dhe briketa, oxhaqe të pastruara, si dhe gjelbërim masiv me pemë të vjetra.

Për periudhën më të kritike gjatë paraqitjes së mjegullës dhe mungesës së erës kohë më të gjatë porosisin shkyçje të të gjitha automjeteve nga qarkullimi, përveç transportit publik dhe taksive mbi standardin EURO 4 ose atyre me gaz, ndërprerje të përkohshme të punës së burimeve të stacionuara të ndotjes, stopim i të gjitha aktiviteteve ndërtimore dhe subvencionim i energjisë elektrike për ngrohje tek ata që ngrohen në energjense ndotëse.

Porositin se këto masa duhet të hyjnë në fuqi para se të fillojë epizodi i mjegullës, mungesës së erës, që të shmanget ndotja e madhe.

Shteti, thekson Pesheva, grumbullon në vit tatime të lidhura me ambientin e jetesës, prej të cilave vetëm 10 për qind mesatarisht shfrytëzohen për mbrojtje të ambientit të jetesës. Derisa nuk zgjidhen problemet thelbësore me ngrohjen, komunikacion, një pjesë e parave nga këto tatime duhet të përdoren për kushte të tilla kritike si lloj të fatkeqësive elementare  që në theln edhe janë.

Në kushte të përqëndrimeve të larta në pesë ditë të njëpasnjëshme rekomandohet që automjetet të mos përdoren pa nevojë, më shumë persona të qarkullojnë në një veturë, që përdoret transporti publik, për ngrohjen e shtëpive të mos përdoren materie të mbetirunave dhe të rriten inspektimet të oxhaqeve në amvisëri, objektet dhe filialet industriale dhe zejtare nga ana e inspektorëve shtetërorë.

Lidhur me mbrojtjen e shëndetit të njerëzve rekomandohet të shmanget eksponimi i gjatë në ambient të hapur, posaçërisht natën ose herët në mëngjes kur koncetracionet e PM10 mund ta arrijnë nivelin makmsimal.

Problem edhe pragu i alarmimit, sipas sektorit joqeveritar

Sipas Peshevës, problem është edhe pragu i alarmimit për qelizat PM10, që nuk është skruar në rregullativën ligjore. Kërkojnë kjo të jetë në pajtim me rekomandimet e OSHB-së, EEA-së dhe shembujt evropinaë.

“Pragu i alarmimit për PM10 do të vendoset  gjatë arritjes së vlerës ditore prej mbi 70 µ?/?3, dy ditë me radhë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për fundjavë ose ditë pune dhe pa kushte të fshehura. Masat urgjente të cilat duhet ta redukojnë komunikacionin, funksionimin e industrisë, aktivitetet ndërtimore, djegiet fosile e tjerë, të hyjnë në fuqi menjlëherë ditën e ardhshme dhe të zgjatin derisa niveli i PM10 qelizave nuk jetë nën të lejuarën, deri 50 µ?/?3 në ditënë të gjitha stacionet e vogla”, thotë Pesheva, e cila sqaron se kjo u parashtrua deri te Ministria e Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor si shprehje të pakënaqësisë nga propozimi i tyre i paralajmëruar, me të cilin pragu i alarmimit nga vlera e tanishme mbi 100 µ?/?3 për periudhën prej 10 ditëve të njëpasnjëshme, e rrit në mbi 250 µ?/?3 për periudhën prej dy ditëve të njëpasnjëshme (në të parën, respektivisht mbi 200 μ?/?3 në vitin 2022).

Sipas saj, krahas rritjes së pesëfishtë të PM10 qelizave nga vlera maksimale ditore me ligj të konfirmuar prej 50 µ?/?3, Ministria shton edhe kushte shtesë, të tipit të numrit të stacioneve matëse, tl cilat duhet ta kenë vlerën mesatare dhe parashimimin e padefinuar stabili kohor, që sipas nesh është tregues i fuqishëm, se masat me afat të shkurtë dhe urgjente asnjlherë nuk do të vendosen”, potencoi Pesheva.

Për shkak të rrezikut të tyre të madh për shendetin e njeriut, organizata botërore e shëndetësisë (OSHB) njofton se PM10 nuk guxon të jetë më e madhe se 20 µ?/?3 në vit, jo më shumë se tre ditë në vit mbi µ?/?3 në ditë.

PM qelizat prej 10 mikrogramëve dhe PM2,5 mikrogramëve janë shpallur për qeliza kancerogjene të kategorisë së parë, pasi në vete përmbajnë substanca më toksike dhe më kancerogjene të njohura te njeriu, metale të rënda, arsen, zhivë, kadmium, plumb, krom, nikël, radioaktive, ai ato nga hiri dhe miniera e REk Manastir dhe REK Osllomej që përmbajn uranium, torium, radium ndërsa përmbajnë edhe dioksine, të cilat për gjysëm milionë herë janë më kancerogjene se arseni, e ato i kemi tepër në ajrin të cilin e thithim pas djegies së mbeturinave dhe deponive. Për shkak të sasisë më të madhe të emisioneve të dioksideve sipas numrit të banorëve jemi udhëheqës në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat