Qasje integruese për zgjidhje të ndotjes së ajrit në Shkup

Shkupi

Qasje integruese për zgjidhje të ndotjes së ajrit në Shkup

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 14:57
Autoritetet qendrore dhe lokale

Autoritetet qendrore dhe lokale, organizatat joqeveritare, sektori privat dhe amvisëritë nevojitet që përmes qasjes integruese dhe me përpjekje të përbashkëta ta zgjidhin problemin me ndotjen e ajrit në Shkup.

Ky është konkluzioni nga takimi i sotëm për koordinim dhe harmonizim të aktiviteteve për ulje të ndotjes së ajrit ambiental në Shkup. Në takim morën pjesë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, zëvendësministri Jani Makraduli, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe kryetarët e komunave nga Rajoni planor i Shkupit. Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki theksoi se për herë të parë në buxhetin e Republikës së Maqedonisë është paraparë zë me mjete dhe masa për ulje të aerondotjes dhe për largim të deponive të egra. Duraki theksoi se në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale dalin me disa propozim-projekte për zgjidhje të këtyre dukurive: subvencionim për vendosje të filtrave në institucione, vendosje të filtrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat