Zjarr në Fakultetin e ndërtimtarisë në Shkup

Shkupi

Zjarr në Fakultetin e ndërtimtarisë në Shkup

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 10:47
Pamje nga zjarri

Një zjarr ka shpërthyer sot paradite në ndërtesën e Fakultetit të ndërtimtarisë në Shkup. Njësite e Zjarrfikësve territorialë të Qytetit të Shkupit akoma janë duke e shuar zjarrin.

Komandanti i Njësitit territorial të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomevski deklaroi për MIA-n se zjarri ka përfshirë tre hapësira në katin e dytë të Fakultetit të ndërtimtarisë.

Tash për tash nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat