Policia jep detaje për sulmin ndaj mjekut në Shkup

Shkupi

Policia jep detaje për sulmin ndaj mjekut në Shkup

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Mjeku i cili u sulmua mbrëmë në hyrje të Klinikës “Nënë Tereza”” është 48-vjeçari N.Z nga Sllupçani i Kumanovës.

Policia vërtetoi rastin duke informuar se mbrëmë rreth orës 19:50 në polici është raportuar se në Qendrën për urgjendë është sjellur një person me plagë në bark.

Nga policia për AIM thonë se arsyeja për sulmin ka qenë personale. Ndërsa rastin e ka vërtetuar edhe drejtori i Klinikës për Toksikologji, Niko Beqarovski, sipas të cilit mjeku është jashtë rrezikut për jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat