Shkup, po shkatërohen hapësirat e gjelbërta

Shkupi

Shkup, po shkatërohen hapësirat e gjelbërta

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 18:46
Shkup

Gjatë kësaj kohe sa ka zgjatur procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale, si duket e kemi lënë pak në harresë problemin me ndotjen e ajrit, por, ja po na del një masë e re dhe një kontribut i ri i komunës së Karposhit dhe qytetit të Shkupit në lidhje me këtë problematikë.

Në vend të shtimit të parqeve dhe gjelbërimeve, duke u angazhuar për gjetje të lokacioneve të reja, kjo qeverisje po shkatëron gjelbërimin, dëshmojnë qytetarët e Shkupit.

Qytetarët e revoltuar thonë se kryetari i ri i Qytetit të Shkupit, Shilegov dhe ai i komunës së Karposhit, Bogoev si duket po shëndrohen në shkatërruesit më të mëdhenj të gjelbërimit në qytetin e Shkupit dhe si përmbushësh të dëshirave dhe orekseve të kryeministrit, Zoran Zaev.

Disa qytetarë kanë dërguan një video ku mund të shihet se si filloi shkatërrimi i pemëve në komunën e Karposhit.

Me këtë veprim po dëshmohet pandërgjegjshmëria dhe tradhtia e Petre Shilegovit, që nga ditët e para të qeverisjes së tij, i cili po e shëndëron Shkupin në një qytet me ajër jashtëzakonisht të ndotur, me mjedis të sëmurë dhe me kaos në trafik.

Kryetari i Qytetit të Shkupit nga rradhët e LSDM-së, Shilegov dhe kryetari i komunës së Karposhit po nga kjo parti, Stefan Bogoev, gjatë fushatës zgjedhore ofruan një qasje krejtësisht të ndryshme dhe një vizion të asaj se si duhet të jetë Shkupi dhe komuna e Karposhit.

Si në muajt e kaluar, edhe kësaj here, Qeveria e LSDM-së dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Shilegov dhe kryetari i kumunës së Karposhit, Bogoev po i presin ditët e vjeshtës dhe të dimrit krejtësisht të papërgatitur për t'u përballur me ndotjen që është më kritike në këtë kohë të vitit.

Si duket në plan të fundit do të jetë mbrojtja dhe zgjerimi i hapësirave të gjelbërta në qytet. Përqindja e gjelbërimit në mënyrë drastike po reduktohet, veçanërisht në zonën qendrore të qytetit.

Sipas qytetarëve, përkundër premtimeve të shumta, qeverisja lokale e qytetit nuk po bën asgjë për të zvogëluar nivelin e grimcave të PM 10 në ajër në Shkup dhe po na lejon që të helmohemi me ajër të ndotur.

Shkupit dhe Karposhi kanë më se nevojë për një strategji urgjente për ajër më të pastër dhe më cilësor. Prandaj, premtimet e zgjedhjeve lokale që ende nuk janë tretur, se do të ketë një sërë masash afatshkurtra dhe afatgjata që do të ndikojnë në zvogëlimin e ndotjes nuk duhet të heshten, thonë qytetarët.

Në radhë të parë, ata premtuan se do të angazhohen në mbrojtjën dhe shtimin e hapësirave të gjelbërta në të gjithë qytetin . Përqindja e gjelbërimit duhet të rritet në mënyrë drastike, veçanërisht në zonën qendrore të qytetit, por si duket po ndodh e kundërtaja e asaj që është premtuar, thonë qytetarët e qytetit të Shkupit dhe të komunës së Karposhit.

Kurse kryetari i Shkupit, Shilegov edhe pse kjo gjë është në ingerencat e tij thotë se nuk është në dijeni se në disa lagje të Qytetit të Shkupit po priten dhe po shkatërohen hapësirat e gjelbërta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat