Një i vdekur dhe 23 të lënduar këtë fundjavë në aksidente në Shkup

Shkupi

Një i vdekur dhe 23 të lënduar këtë fundjavë në aksidente në Shkup

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 11:15
ilustrim

Një person e ka humbur jetën, një është lënduar më rëndë, ndërsa 22 janë lënduar më lehtë në 13 nga gjithsej 27 aksidentet e regjistruara gjatë fundjavës së kaluar në territorin e Shkupit. Në 14 aksidente janë shkaktuar dëme materiale.

Siç informon MPB, të premten policia rrugore ka kryer ekspertizë në gjashtë aksidente trafiku, prej të cilëve në tre më lehtë janë lënduar tetë persona, ndërsa në tre janë shkaktuar dëme materiale.

Të shtunën janë regjistruar 16 aksidente rrugore, ku në shtatë aksidente janë lënduar 11 persona, ndërsa në të tjerët ka pasur dëme materiale.

Në një nga pesë aksidentet e regjistruara dje një person e ka humbur jetën, ndërsa në dy të tjera janë lënduar tre persona. Dy aksidente kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

MPB-ja informon se policia rrugore gjatë tre ditëve të kaluara ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve. Njëqind e njëzet shoferë janë shkyçur nga komunikacioni për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikim të alkoolit, 124 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, dy kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, dy nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në kalim të shënuar për këmbësorë, si dhe 65 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pas skadimit të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit ose pa pa patentë shoferi. Janë sanksionuar edhe 83 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit. Janë sanksionuar edhe 112 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit, janë larguar 133 automjete.

Në kuadër të aksionit edukativ për komunikacion “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”, Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me nxënësit nga klasa e tre në SHFK “Koço Racin” në Petrovec.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat