Arrestohet një shtetas i Kosovës, dyshohet se bënte skica në kazermën “Ilinden”

Shkupi

Arrestohet një shtetas i Kosovës, dyshohet se bënte skica në kazermën “Ilinden”

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 16:57
Kazerma “Ilinden”

Shtetasi i Kosovës me inicialet H. R. është arrestuar i dyshuar për “hyrjen e paautorizuar në objekte ushtarake dhe bërje të skicave ose vizatime të objekteve ushtarake dhe veprimeve luftarake”.

58-vjeçari është kapur në qarkun e kazermës “Ilinden” në Shkup.

Policia ka njoftuar se pas ndriçimit të plotë dhe dokumentimit të rastit do t’i ngrihet parashtresë përkatëse dhe do të ndërmerren veprime të mëtutjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat