Tre persona lëndohen në një aksident në Shkup - Bota Sot
Tre persona lëndohen në një aksident në Shkup

Shkupi

E martë, 12 dhjetor 2017

Tre persona lëndohen në një aksident në Shkup

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Tre persona janë lënduar në aksidentin i cili ka ndodhur sot në mëngjes në udhëkryqin e bulevardit “Ardhat Partizane” dhe “8 Shtatori” para Qendrës Tregtare Leptokaria.

Në aksident janë përfshirë një makinë e tipit “Renault” dhe një tjetër e tipit “Skoda”, ndërsa sipas informatave të para janë lënduar tre persona të cilët më pastaj janë dërguar në Qendrën emergjente në Shkup.

Për momentin nuk ka më shumë informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test