Disa pjesë të Shkupit pa energji elektrike

Shkupi

Disa pjesë të Shkupit pa energji elektrike

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 11:57
Ilustrim

Nga ora 8:25 deri në orën 12 nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Bagdadska” dhe “Ankarska” në komunën Karposh.

Në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 10:30 pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e banorëve të rrugës “Studeniçanska” dhe shfrytëzuesit nga objektet në zonën industriale në Pintia, objektet nga ura për në Draçevë deri tek objektet banesore në Pintia, Prototip, Bao dhe Divajn, Geing, Makomarket, të gjithë objektet afariste dhe joafariste në bulevardin “Boris Trajkovski”, pompat e benzinës në rrugën për në Draçevë, Tehnoguma, Gros komerc, Magnus, Vatasha, Elektro Element dhe Orbiko, të gjithë në komunën Kisella Vodë.

Pa furnizim me energji elektrike nga ora 9 deri në orën 13 do të mbeten shfrytëzuesit nga rruga “Ankarska” nga nr.10 deri në nr.20, ndërsa nga ora 9 deri në orën 13:30 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Ho Shi Min” numrat: 137, 139 A dhe B, 141, 143 A dhe B, 133, 135 A dhe B në komunën Butel.

Në periudhën nga ora 12:30 deri në orën 14:30 pa energji do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga Draçeva, në rrugën e vjetër për në Batincë, Vrapçe, Lubosh dhe Batincë, si dhe objektet industriale nga ura për në Draçevë deri në fshatin Batincë dhe të gjithë objektet afariste dhe joafariste në rrugën për në Batincë.

Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të investimeve në elektro-sistem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat