Shkupi arrin nivele alarmante të ndotjes së ajrit

Shkupi

Shkupi arrin nivele alarmante të ndotjes së ajrit

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 10:35
Ilustrim

Në të gjitha komunat e Shkupit mbrëmë ndotja e ajrit ishte në nivel shumë të lartë. Stacionet matëse tregojnë se koncentrimet e PM 10 grimcave gjatë natës kanë tejkaluar 100 mikrogramë dhe kanë arritur edhe deri në 400 mikrogramë në një metër kub.

Në Qendër, mbrëmë nga ora 20:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm koncentrimet janë mbi 100 mikrogramë me ç’rast ajri më i ndotur ka qenë në orën 20:00, 22:00 dhe në 05:00 të mëngjesit.

Në Gazi Babë, koncentrime të larta janë regjistruar nga ora 18:00 e deri në mëngjes deri në matjet e fundit në orën 08:00. Më i ndotur ka qenë ajri në orën 19:00 me 200 mikrogramë dhe 192 mikrogramë në orën 20:00.

Në stacionin matës në Karposh, ajri më i ndotur ka qenë nga ora 18:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, ku nga ora 20:00 deri në orën 22:00 janë vërejtur koncentrime më të larta në këtë stacion matës të cilat lëvizin mbi 200 mikrogramë. Ajri më i ndotur ka qenë në orën 20:00 dhe 21.00 me 235 mikrogramë, gjegjësisht 240 mikrogramë në një metër kub PM10 grimca.

Mbrëmë ajri më i ndotur ka qenë në Lisiçe. Janë regjistruar koncentrime prej 405 mikrogramëve në një metër kub në orën 23:00. Ajri i ndotur në Lisiçe sipas matjeve në vazhdimësi ishin prej mbrëmë nga ora 17:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit.

Nga ora 18.00 e deri në mëngjesin e sotëm, ajri i ndotur është edhe në Rektorat. Koncentrimet kanë lëvizur prej 124 deri në 310 mikrogramë në metër kub.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat