Vetëm për dy orë ajri ka qenë i pastër në Shkup

Shkupi

Vetëm për dy orë ajri ka qenë i pastër në Shkup

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 10:55
Ilustrim

Në 24 orët e kaluara në Shkup, ajri nuk ka qenë i ndotur vetëm gjatë dy orëve. Koncentrimi i grimcave PM10 në kuadër të kufijve të lejuar ka qenë në orën 15:00 në stacionet matëse në Gazi Babë dhe Lisiçe dhe në orën 16:00 në Gazi Babë.

Në pjesën tjetër të ditës dhe natës në gjitha stacionet matëse koncentrimi i grimcave të dëmshme ka qenë mbi të lejuarën dhe ka arritur deri 470 mikrogram në metër kub.

Në stacionin matës në Qendër koncentrimi i grimcave ka lëvizur prej 74 deri 152 mikrogram.

Ndotja më e madhe ka qenë në Lisiçe, prej orës 21 deri në mesnatë ku koncentrimi në vazhdimësi ka qenë mbi 400 mikrogram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat