Ndotja, ulja e temperaturave shpëtim për autoritetet - Bota Sot
Ndotja, ulja e temperaturave shpëtim për autoritetet

Shkupi

E premte, 15 dhjetor 2017

Ndotja, ulja e temperaturave shpëtim për autoritetet

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 16:29
Ilustrim

Stacionet matëse të ministrisë së Ambientit Jetësor nga dita në ditë shënojnë nivel sa më të lartë të ndotjes së ajrit dhe përqendrim më të madh të grimcave kancerogjene PM10 dhe PM 2,5. Kumanova, Tetova, Manastiri dhe shumë komuna të Shkupit kryesojnë për nga ajri i ndotur.

Autoritetet vendore ende nuk po gjejnë zgjidhjen e këtij problemi. Nga Qyteti i Shkupit thonë se po përgatiten për zbatimin e masave afatgjate por pa dhënë afat kohor se kur ata do të gjejnë realizim. Qyteti i Shkupit do të bashkëpunojë me institucionet kompetente për zbatim të masave afatgjate kundër ajrit të ndotur të cilat nënkuptojnë ndryshime të ligjeve dhe akteve nënligjore, implikime serioze buxhetore të cilat duhet të definohen. Duke marrë parasysh atë se në Shkup ndotësi kryesor është ngrohja e amvisërive me ngrohja jo kualitative.

Qyteti i Shkupit në programin dhe buxhetin e vitit të ardhshëm parasheh hapa për gazifikimin e qytetit i cili duhet të fillojë nga pjesët që nuk janë të kyçura në sistemin e ngrohjes- bëjnë me dije nga Qyteti i Shkupit. Në Komunën e Çairit për momentin po bëhet pastrimi i rrugëve si masë e iniciuar nga Qyteti i Shkupit kundër ndotjes së ajrit. Kjo komunë është ndër të paktat në kryeqytet që nuk posedon stacion matës të ndotjes. Ata thonë se po planifikojnë instalimin e kësaj pike matëse dhe ndërmarrje të masave të tjera kundër ndotjes. Gjatë ditës së sotme është pastruar në territorin e Carshisë së Vjetër dhe në Fushë Tophanë duke përfshirë këtu dhe rrugën John Cennedy kurse ditën e nesërme do të pastrohet lagja e Gazi Babës, Seravës e deri në pjesën e Bit Pazarit. Kuptohet se dy ditë nuk janë të mjaftueshme për pastrim të përgjithshëm por qëllim i këtij aksioni është për një fillim të mbarë. Do të bisedohet për vendosjen e një matësi në komunën e Çairit dhe në koordinim me Qytetin e Shkupit do të kemi koordinim për ndërmarrjen e masave me qëllim minimizimin e kësaj problematike- deklaroi Kushtrim Alla, zëdhënës i Komunës së Cairit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test