Nga Shkupi kërkohet përsëritje e gjykimit për ”Grupin e Kumanovës” - Bota Sot
Nga Shkupi kërkohet përsëritje e gjykimit për ”Grupin e Kumanovës”

Shkupi

E premte, 15 dhjetor 2017

Nga Shkupi kërkohet përsëritje e gjykimit për ”Grupin e Kumanovës”

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 17:51
Grupi Kumanova

Sot është mbajtur protestë në Shkup për kundërshtimin e vendimit gjyqësor ndaj grupit të Kumanovës.

Njëra nga vajzat e të burgosurve të Kumanovës ftoi Prishtinën, Tiranën, SHBA-të dhe botën demokratike ta kthejnë kokën nga Maqedonia, sepse siç tha, “shqiptarët duan të kenë lirinë”.

Shpëtim Pollozhani, tha se forma më e mirë për Ditën e flamurit është forma e protestës, ku shumica e këtyre që sot protestojnë sot janë fëmijë të grupit të Kumanovës.

“Të përsëritet gjykimi pasi ka shkelje të ligjit… E vërteta voton por nuk harron”, ka thënë Pollozhani.

Ish deputeti Hysni Shaqiri, tha se protestojnë për një të padrejtë që ua ka shqiptuar gjyqi shqiptarëve të grupit të Kumanovës.

“Gjyqi solli një vendim që nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën. Drejtësia në Maqedoni kur janë në pyetje shqiptarët po shkelet”, ka thënë Shaqiri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test