Temperatura më e ulët në Berovë - 10 gradë, në Shkup -6 gradë celsius - Bota Sot
Temperatura më e ulët në Berovë - 10 gradë, në Shkup -6 gradë celsius

Shkupi

E hënë, 11 dhjetor 2017

Temperatura më e ulët në Berovë - 10 gradë, në Shkup -6 gradë celsius

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 10:54
Ilustrim

Në Berovë janë shënuar minus nëntë gradë Celisius, që është temperatura më e ulët në orën shtatë të mëngjesit në Maqedoni, pas çka vijojnë Kriva Plalanaka me minus tetë, minus shtatë në Kumanovë, minus gjashtë në Shkup, Petrovec, Tetovë, Lazaropole, minus pesë në Shkup Zajçev Rid, Krushevë, Mavrovë, Demir Kapi, Pretor, Pozharan, Manastir, Prilep, Dibër, Strumicë dhe Shtip, minus katër në Gjurishte, Ohër, Gjevgjeli, Vinicë, minus dy në Dojran.

Siç kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike DPHM moti sot do të jetë me diell, ndërsa pasdite nga perëndimi vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare jugore. Temperatura do të lëvizë prej katër deri në dhjetë gradë.

Në Shkup paradite do të jetë me diell, ndërsa pasdite nga perëndimi vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore. Temperatura do të arrijë deri në shtatë gradë.

Valë e re e lagësht me reshje më të mëdha të shiut do të ketë nga e enjtja deri të shtunën. Fillimisht reshjet do të jenë më intensive në pjesët perëndimore, ndërsa nga e premtja reshje përmbytëse priten pothuajse gjithkund. Borë do të ketë në malet me të larta me mbi 2000 metra lartësi mbidetare.

Të shtunën reshjet do të përcillen edhe me bubullima. Nga gjithë vala e lagësht pritet në më shumë vende të reshin mbi 50 l/m2, ndërsa në pjesët e skajshme perëndimore lokalisht edhe mbi 100l/m2 shi. Të enjten dhe të shtunën në shumë vende do të fryjë erë e përforcuar jugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test