Kryetari i Shkupit Petre Shilegov zgjidhet kryetar i BNJVL-së

Shkupi

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov zgjidhet kryetar i BNJVL-së

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 16:01
Kryetar i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov

Kryetar i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov është zgjedhur sot kryetar i Këshillit administrativ të Bashkësisë së njësiteve të vetëqeverisjes lokale (BNJVL), ndërsa si zëvendës të tij janë zgjedhur kryetari i Çairit, Visar Ganiu dhe kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev në mungesë të tij.

Në seancën e sotme konstitutive të Asamblesë së përgjithshme janë zgjedhur edhe të gjitha trupat e BNJVL-së. Në seancën nuk morën pjesë kryetarët nga radhët e VMRO-DPMNE-së opozitare. Shilegov pas zgjedhjes për gazetarët theksoi se këtë funksion e përjetonsi një përgjegjësi më tepër, ndërsa prioritet do të jetë vazhdimi i procesit të decentralizimit, që është, siç tha edhe angazhim i Qeverisë, si dhe përmirësim i financimit të komunave me qëllim që ata të marrin pavarësi sa më të

madhe ekonomike dhe financiare. Ai paralajmëroi se si kryetar i BNJVL-së aktivitetet e tij do t'i orientojë edhe drejt lobimit si në Maqedoni, ashtu edhe para partnerëve të huaj me qëllim që ta përmirësojnë punën e Bashkësisë. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Shilegov tha se politika e diskriminimit ndaj njësiteve të pushtetit lokal veçmë ndërpritet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat