OBRM-PDUKM edhe sot do të bllokojë rrugët dhe do të organizojë protesta në Shkup

Shkupi

OBRM-PDUKM edhe sot do të bllokojë rrugët dhe do të organizojë protesta në Shkup

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 11:33
Protesta para Gjykatës Penale në Shkup

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, edhe për sot ka paralajmëruar bllokim të rrugëve dhe protesta para Gjykatës Penale në Shkup.

Ata përmes një kumtese për media thonë se arrestimi i artisëve, aktorëve, regjisorëve, arkitektëve dhe deputetëve dhe akuzat ndaj tyre për terrorizëm është akt i një torture politike.

“Akuzat për terrorizëm kundër personave të cilët nuk kanë bërë asnjë shkelje në jetën e tyre, është revanshizëm klasik politike kundër gjithë atyre që nuk pajtohen me politikat antishtetërore dhe kanë guxim që atë ta thonë publikisht. Të shpallen terroristë persona që asnjëherë nuk kanë mbajtur armë në dorë dhe të njëjtit të barazohen me terroristët e Lagjes së Trimave, të cilët vranë tetë ushtarë, është turp dhe e palejueshme”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Këto reagime të partisë opozitare vijnë pas arrestimeve të së martës, ku mes të arrestuarve kishte edhe funksionarë të partisë dhe deputetë aktual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat