Reshjet në Shkup, Vardari rrezikon të dalë nga shtrati

Shkupi

Reshjet në Shkup, Vardari rrezikon të dalë nga shtrati

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 18:52
Vardar

Qytetarët e anketuar thonë se pikërisht ndërtimet të cilat për momentin po bëhen në lumin Vardar janë shkaku kryesor i mos lëvizjes së lirë të ujit. Ata madje paralajmërojnë institucionet për marrjen e masave urgjente nëse reshjet e shiut do të jenë intensive edhe në dy ditët e ardhshme mund të paraqitet rrezik për ndonjë përmbytje”.

“Unë mendoj se kjo është si rezultat i punimeve ndërtimore për panoramën, sigurisht kjo nuk do të ndodhte nëse atje është e hapur”.

“Nëse edhe dy ditë kemi rreshje shiu Vardari do të dal prej shtratit, kjo është rrezik..Atje e kanë zënë, kanë ndërtu anije..Duhet të largohen anijet prej atje, një ditë do të behet dhe me keq, ku do të shkoj uji- shprehen qytetarët”.

Nga Qendra për menaxhim me kriza nuk raportojnë për vërshimeve, përvec disa ngecjeje në komunikacion në rajonin e Sarajit. Niveli i ujit të Vardarit por edhe të zonave që vlerësohen më kritike po mbikëqyret nga drejtuesit e qendrës. Në mbledhjen e Shtabit për Mbrojtje dhe Shpëtim nw Qytetin e Shkupit është sjell vendim që të gjitha institucionet përgjegjës të vendosin thasë me rërë përreth Vardarit dhe të pastrohen të gjitha pikat ku mund të ketë dalje të lumit.

Sinoptikët njoftojnë se reshje më të mëdha të shiut kishte në Mavrovë dhe Tetovë, ndërkohë gjatë natës intensiteti më i lartë i reshjeve do të jetë në pjesët veriperëndimore të vendit. Gjatë ditës së nesërme reshje do të jenë me intensitet më të ulët të shoqëruar me erë. Reshjet do të ndërpritet nga e hëna kur edhe vendi do të mbizotërohet nga temperatura nën zero gradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat