Niveli i ujit në lumin Vardar shënon rritje të trefishtë - Bota Sot
Niveli i ujit në lumin Vardar shënon rritje të trefishtë

Shkupi

E hënë, 11 dhjetor 2017

Niveli i ujit në lumin Vardar shënon rritje të trefishtë

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 11:41
Lumi Vardar

Nivelet e lumenjve janë në rënie graduale dhe dinamika e tillë pritet të vazhdojë edhe gjatë tërë ditëve në vijim. Rritje të nivelit ka vetëm në dy vende, në Vardar dhe Lumin e Zi.

Sipas stacioneve matëse të DPHM-së nga mesatarja për muajin dhjetor, niveli i Lumit Vardar është i rritur trefish në Veles, ku niveli i ujit ka aritur 216 centimetra, në Demir Kapi është për 30 centimetra më lartë se dje, gjegjësisht 256 centimetra, ndërsa rritje të dyfishtë ka Lumi i Zi në Novaci ku niveli u ujit është 206 centimetra.

Te niveli i ujit të liqeneve, rritje minimale ka në nivelin e Liqenit të Doranit, ndërsa liqenet e Ohrit dhe Prespës janë afë mesatares për muajin dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test