Shtatë aksidente me gjashtë të lënduar në Shkup - Bota Sot
Shtatë aksidente me gjashtë të lënduar në Shkup

Shkupi

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Shtatë aksidente me gjashtë të lënduar në Shkup

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 16:50
Ilustrim

Gjashtë persona janë lënduar më lehtë në dy prej gjithsej shtatë aksidenteve të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup...

Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.

 Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve.
 
Gjashtëmbëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tre shoferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe gjashtë shoferë për reshtim jo të drejtë.
 
Nga komunikacioni janë përjashtuar 14 shoferë, nga të cilët tre shoferë që e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe 11 shoferë para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik.
 
Nga komunikacioni janë përjashtuar 17 shoferë me skadim të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit. Janë sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar jashtë vijave të shënuara për ta. Janë hasur edhe 84 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.
 
Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 93 automjete.
 
Sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup në kuadër të projektit edukativ për komunikacion "T'i mbrojmë fëmijët në komunikacion" do të realizojë punëtori edukative me nxënësit e klasës së katërt në SHF "Stiv Naumov".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test