Kryejnë vjedhje të rëndë në Studeniçan, arrestohen dy të mitur

Shkupi

Kryejnë vjedhje të rëndë në Studeniçan, arrestohen dy të mitur

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 09:41
Ilustrim

Dy persona të mitur kanë marrë padi për shkak të pjesëmarrjes në vjedhje të rëndë në shkollën fillore “Naim Frashëri” në fshatin Studeniçan të Shkupit, shkruan Portalb, ku kanë vjedhur 60 laptopa.

Kundër 16 vjeçarit E.F. nga Studeniçani, 17 vjeçarit V.A. nga Shkupi dhe 22 vjeçari J.SH. nga Studeniçani, policia ka ngritur padi penale.

Sipas policisë, të paraqiturit gjatë muajit tetor të vitit 2017, në shkollën fillore e kanë hapur dritaren dhe kanë vjedhur 60 laptopa dhe 20 zgjatës të kabllove dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke përfituar pronë të paligjshme me vlerë rreth 550.000 denarë. Nga MPB shtojnë se laptopat janë kthyer në shkollën fillore “Naim Frashëri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat