“Shteti i robëruar – interesa politike, sociale dhe ekonomike” në Shkup - Bota Sot
“Shteti i robëruar – interesa politike, sociale dhe ekonomike” në Shkup

Shkupi

E hënë, 11 dhjetor 2017

“Shteti i robëruar – interesa politike, sociale dhe ekonomike” në Shkup

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 09:42
Ilustrim

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, sot në Shkup do të mbahet konferencë “Shteti i robëruar – interesa politike, sociale dhe ekonomike”, në organizim të platformës së organizatave qytetare (OQ) për luftë kundër korrupsionit, transmeton Express.

Në konferencë, siç u paralajmërua, fjalime do të mbajnë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i zyres për zhvillim të USAID-it, Eduard Gonzalez.

Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit përfshin 15 organizata qytetare, të cilat në këtë moment e zbatojnë projektin e quajtur “Përforcimi i Platformës së OQ për luftë kundër korrupsionit”, i financuar nga ana e Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare. Projekti ka për qëllim që të rritet ndikimi i organizatave qytetare të lidhura me luftën kundër korrupsionit në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test