PTHP-ja heton larje parash të funksionarëve të Maqedonisë

Shkupi

PTHP-ja heton larje parash të funksionarëve të Maqedonisë

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 16:19
Shkupi

Prokuroria Themelore në Shkup ka nisur procedura parahetimore për vepër penale të larjes së parave e dënueshme me Kodin Penal.

Zyrtarisht bëhet e ditur se deri te kjo procedurë ka ardhur pas shkrimeve të publikuara në media në lidhje me deklaratën e ish-ministrit të punëve të jashtme serbe, Vuk Jeremiq për larje parash të funksionarëve të lartë shtetëror të Maqedonisë, përmes Serbisë.

Në një debat televiziv, Jeremiq përmend emrin e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov për larje parashë drejt të ashtuquajturave ”ishuj parajse tatimore”. Megjithatë, deklarimet e Jeremiq u mohuan nga OBRM-PDUKM-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat