Pas fjalosjeve në rrjetet sociale, rrahje mes minorenëve në Shkup - Bota Sot
Pas fjalosjeve në rrjetet sociale, rrahje mes minorenëve në Shkup

Shkupi

E hënë, 18 dhjetor 2017

Pas fjalosjeve në rrjetet sociale, rrahje mes minorenëve në Shkup

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 20:45
Ilustrim

Dy grupe minorenësh dje janë rrahur në Shkup pas fjalosjes paraprake në rrjetet sociale.

Nga policia informojnë se dje rreth orës 10 është denoncuar se në rr.”Kosta Abrasheviq” ka ardhur deri në prishje të rendit dhe qetësisë publike me rrahje të ndërsjellë midis dy grupeve të minorenëve.

Nga njëra anë kanë qenë 11 minorenë të moshës nga 13 deri në 15 vjeç (nëntë kanë qenë nxënës të shkollës fillore “Liria”, ndërsa dy nga shkolla e mesme “Arseni Jovkov”), ndërsa nga ana tjetër kanë qenë 17 minorenë, gjithashtu, të moshës nga 13 deri në 15 vjeç, të gjithë nxënës nga shkolla fillore “7 Marsi”.

“Dy grupet janë rrahur me grushta dhe shqelma, ndërsa pastaj janë gjuajtur me gurë njëri me tjetrin, ku si pasojë është dëmtuar një automjet privat ‘Vento’ me targa të Shkupit. Deri në prishje të rendit ka ardhur për shkak të padurimit të ndërsjellë dhe fjalosjes së të dy grupeve në rrjetet sociale. Ata janë takuar në këtë vend pas marrëveshjes paraprake”, thuhet në informatën e Buletinit të rregullt ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Po ndërmerren masa për ndriçim të plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test