Takohen kryebashkiakët e Shkupit dhe Tiranës, ja çka u diskutua

Shkupi

Takohen kryebashkiakët e Shkupit dhe Tiranës, ja çka u diskutua

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 15:17
Petre Shilegov- Erion Veliaj

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, gjatë vizitës në Tiranë u takua edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj. Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit midis dy qyteteve binjake dhe shkëmbimin e përvojave në interes të qytetarëve.

"Biseduam për thellimin e bashkëpunimit midis dy qyteteve dhe shkëmbimin e përvojave në lidhje me problemet e përbashkëta me të cilat ballafaqohet Shkupi dhe Tirana. Të gjitha përvojat e dobishme dhe realizimi i projekteve të caktuara të Tiranës mund të jenë të mira dhe të dobishme për qytetarët e Shkupit. Unë besoj se përvojat tona nga kjo periudhë e shkurtër mund të jenë të dobishme për qytetarët e Tiranës", tha kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

 Kryetari Velijaj tha se kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë hapën një kapitull të ri për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe një klimë e tillë pozitive duhet të përdoret nga dy kryeqytetet e të dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat