“Nënën Tereza”, rreth 1 milion euro për projektin ideor

Shkupi

“Nënën Tereza”, rreth 1 milion euro për projektin ideor

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 23:04
Projekti ideor i Universitetit “Nënë Tereza”

Thuajse një milion euro kushton projekti ideor i Universitetit “Nënë Tereza”. Bëhet fjalë për njërin nga projektet më të shtrenjta ideore, sipas bazës së informacioneve “ Shkupi 2014 nën llupë”. Ky projekt është i shtrenjtë pasi çmimi mesatar për projekt ideor është 12 euro për metër katror dhe sipas përllogaritjes kalon 30 euro metër katror.

Ankandi është shpallur nga ministria e Arsimit. Marrëveshja e publikuar në faqen ueb e furnizimeve publike është lidhur mes Universitetit “Nënë Tereza” dhe firmës “BH Arhiteks DOOEL” nga Tetova. Kjo kompani sipas të dhënave të regjistrit Qëndror është kycur në prill të këtij viti, gjegjësisht gjysmë viti para nënshkrimit të marrëveshjes.

Pronar dhe drejtor i firmës është Blend Hasani ndërkaq firma do të merr avans 68.000 euro ndërkohë që marrëveshja është për “Projektin ideor me të gjitha fazat e ndërtimit dhe revizion të tërësishëm të dokumentacionit projektues”. Universiteti “Nënë Tereza” do të shtrihet ne hapësirë rreth 32.000 metër katror, ndërkaq pos pesë ndërtesave të Fakulteteve, kompleksi do të ketë edhe pishinë të brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat