Shkup, 43 aksidente komunikacioni gjatë fundjavës

Shkupi

Shkup, 43 aksidente komunikacioni gjatë fundjavës

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 10:54
Aksidentet ne Shkup

Dy persona janë lënduar më rëndë në një nga gjithsej 43 aksidente të regjistruara gjatë fundjavës së kaluar në rajonin SPB-së të Shkupit. Në 22 aksidente lëndime të lehta kanë marrë 29 persona, ndërsa në 20 është shkaktuar dëm material, njofton MIA.

Siç informojnë nga MPB, gjatë fundjavës policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Nëntëdhjetë e shtatë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, shtatë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, shtatë shoferë nuk kanë dhënë përparësi për parakalim dhe 10 persona janë renditur në mënyrë të parregullt. 

Nga trafiku janë përjashtuar 16 shoferë  për shkak të drejtimit të automjetit në ndikim të alkoolit dhe 20 të tjerë janë përjashtuar nga trafiku sepse kanë drejtuar automjetin para se ta marrin të patentën, si dhe 23 me automjete të paregjistruara. Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit për këmbësorë. Janë hasur edhe 195 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 143 automjete.

Sektori për parandalim pranë SPB Shkup sot në suaza të aksionit trafiko-edukativ “T’i mbrojmë fëmijët në trafik” do të realizojë punëtori edukative SHF “Goce Dellçev” në Komunën e Ilindenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat