Sulmohen dy persona në një parking në Shkup

Shkupi

Sulmohen dy persona në një parking në Shkup

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 15:51
Ilustrim

Dy djelmosha janë lënduar në një automjet në një parking në Shkup, pasi disa persona të panjohur i kanë hapur dyert e automjetit dhe fizikisht i kanë sulmuar.

Rastin dje në polici në Gjorçe Petrov e ka denoncuar A.M. (22), i cili ka theksuar se atë ditë rreth orës 13:30 derisa ka qenë në automjet në hapësirën e parkingut në rrugën “Esperanto” së bashku me shokun e tij 16-vjeçar i është afruar grupit më të madh personave të cilëve ua kanë hapur dyert nga automjeti dhe fizikisht i kanë sulmuar, duke i goditur me grushta dhe shqelma në pjesën e fytyrës dhe trupit.

Nga sulmi i kryer fizik që të dytë kanë marrë lëndime të dukshme në formë të skuqjes dhe ënjtjes në fytyrë dhe trup. Po punohet në ndriçimin e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat