Në ndihmën e shpejtë dje rreth orës 9:25 është paraqitur foshnje pa shenja jete në rrugë ‘Bajram Shabani’ në Shkup, transmeton Express.
Në bisedë me policinë, prindërit e foshnjes kanë deklaruar se pasi janë zgjuar foshnja nuk ka dhënë shenja jete. Mejkët kanë konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Trupi i foshnjes së pajetë është dhënë mjekësisë ligjore për obduksion.