Ndihma urgjente mjekësore me rekomandime deri te qytetarët për festat

Shkupi

Ndihma urgjente mjekësore me rekomandime deri te qytetarët për festat

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 20:54
Shkup

Në prag të festimeve për festat e fundvitit, shërbimi për Ndihmë urgjente mjekësore dërgoi rekomandime deri te qytetarët me qëllim që të shmangen pasojat e padëshiruara.

Rekomandohet marrje e rregullt e terapisë te të sëmurit kronikë, personat të cilët kanë mbajtur kreshmë gjatë krishtlindjeve, të kenë kujdes me konsumimin e ushqimit, dhe në mënyrë të matur të përdoren pije alkoolike që të mos ketë helmime nga alkooli, rrahje dhe fatkeqësi të komunikacionit.

Posaçërisht apelohet deri te popullata e re dhe minorene për mospërdorimin e pijeve alkoolike për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit, si dhe të përmbahen nga shfrytëzimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armës së zjarrit për shkak të shmangies së lëndimeve, djegieve dhe pasojave të tjera më të rënda.

Shërbimi për ndihmë urgjente mjekësore me mjekim shtëpiak në përbërje të IPSH “Shtëpia shëndetësore e Shkupit” – Shkup paralajmëron se për festat e Vitit të Ri do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të qytetarëve gjatë 24 orëve.

Në natën e Vitit të Ri, Ndihma urgjente mjekësore do të disponojë me 10 ekipe mjekësore dhe tetë ordinanca kujdestare për mbrojtje shëndetësore në turnin e tretë, të dielave dhe festave në poliklinikat “Jane Sandaski”, “Çair”, “Çento”, “Shut Orizarë”, “Gjorçe Petrov”, “Draçevë”, “Idadija” dhe “Bit Pazar”. Në të njëjtën kohë me kohën e përditshme punuese do të funksionojë edhe njësia për vizitë shtëpiake.

“Shpresojmë në respektimin e përpiktë të rekomandimeve të dhëna që të mund festat e vitit të ri t’i presim në disponim të këndshëm për të gjithë”, njofton Shtëpia e shëndetit Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat