Raportohet vjedhja e një automobili në Shkup

Shkupi

Raportohet vjedhja e një automobili në Shkup

Më: 2 janar 2018 Në ora: 15:16
Ilustrim

Është vjedhur një automobil mbrëmë në rr. “Kemal Sejfulla” në Shkup.

Shkupjani F.L. (25) ka denoncuar se mbrëmë në orën 23:40 deri në orën 23:45 në rr. “Kemal Sejfulla” nga ana e një personi të panjohur i është marrë automjeti “Pasat” me targa të Shkupit. Në veturë ka qenë edhe portofoli, dy letërnjoftime, dy dokumente udhëtimi, një telefon celular dhe 250 euro, me çka kryerësi është bërë me përfitime joligjore prej rreth 1.230.000 denarë.

Siç informojnë nga MPB-ja, grabitësi ka ardhur deri te mjeti i parkuar, i cili është ndezur edhe me çelës në bravë, ka hyrë në të dhe është larguar në drejtim të panjohur. Policia ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat