Nga dita e nesërme ndërpriten masat e jashtëzakonshme kundër ndotjes së ajrit në Shkup

Shkupi

Nga dita e nesërme ndërpriten masat e jashtëzakonshme kundër ndotjes së ajrit në Shkup

Më: 10 janar 2018 Në ora: 16:26
Shkup

Prej nesër do të përfundojnë masat që u aktivizuan për shkak të koncentrimit të shtuar të grimcave PM10 në ajër, kumtuan sot nga Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

“Në pajtim me të dhënat e SASHMCA (Sistemit automatik shtetëror për mbikëqyrje të cilësisë së ajrit), më datë 9.01.2018 koncentrimi i grimcave PM10 gjatë ditës është nën kufirin e caktuar për alarmim (koncentrimet ditore mbi 200mg/m3, në së paku dy pika matëse në Shkup dhe parashikim për mot të qëndrueshëm). Pra, koncentrimi prej 200mg/m3 është tejkaluar në vetëm një pikë matëse në Skup, që nënkupton se nga dita e nesërme, e enjte, 11.01.2018, masat e jashtëzakonshme ndërpriten”, thuhet në kumtesën e MMJPH-së.

Masat e jashtëzakonshme u aktivizuan më 8 janar kur në dy pika matëse në Shkup u regjistruan mbi 200mg/m3, gjegjësisht në stacionet matëse në Lisiçe dhe Rektorat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat