Prokuroria Themelore Publike fillon hetimin për rastin e pallmave në Shkup - Bota Sot
Prokuroria Themelore Publike fillon hetimin për rastin e pallmave në Shkup

Shkupi

E enjte, 26 prill 2018

Prokuroria Themelore Publike fillon hetimin për rastin e pallmave në Shkup

Më: 13 janar 2018 Në ora: 20:08
Pallma

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar ka nisur hetim në lidhje me atë se kush dhe pse ka vendosur të blejë pallmat afrikane të mbjellura në kohën e qeverisjes së OBRM-PDUKM dhe BDI-së, të cilat nuk e mbijetuan stinën e dimrit dhe u shkatërruan.

Përndryshe, nisma për këtë hetim ka ardhur nga një pensionist nga Shkupi, i cili me ndihmën e institucionit Avokati i popullit ka kërkuar të hetohet nëse ka keqpërdorim të detyrës zyrtare në më shumë institucione dhe nga më shumë persona gjatë furnizmit me pallmat, të cilët u treguan të papërshtatshme për kushtet klimatike në Maqedoni.

Pensionisti ka llogaritur se vetëm për blerjen e pallmave, Buxheti i Republikës së Maqedonisë është dëmtuar rreth 500.000 euro, ndërsa nuk është zbuluar se sa janë mjetet shtesë të përdorura për mbrojtjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test