Ngjarje e tmerrshme në Çair, katër persona të lënduar rëndë - Bota Sot
Ngjarje e tmerrshme në Çair, katër persona të lënduar rëndë

Shkupi

E premte, 17 gusht 2018

Ngjarje e tmerrshme në Çair, katër persona të lënduar rëndë

Më: 14 janar 2018 Në ora: 21:34
Ngjarje e tmerrshme në Çair

Sektori për punë të brendshme i qytetit të Shkupit, ka konfirmuar incidnetin e mbrëshmëm të ndodhur pas ndeshjes së basketbollit mes ekipit të “Shkupit” dhe “Pelisterit”, e cila u zhvillua në Çair.

SPB konfirmon se incidenti në fjalë filloi pasi nga tribunat e tifozëve ku qëndronin “Shvercerat” në ulëset e lojtarëve të “Pelisterit” është hedhur një fishek zjarë.

Nga SPB konfirmuan se pas kësaj drejt “Shvercerave” , basketbollistët e Pelisterit, kanë hodhur një shishe me ujë. Pas kësaj situata u përshkallëzua dhe erdhi deri tek përleshja fizike.

SPB në buletin e saj thekson se si pasojë e dhunës janë lënduar përfaqësuesi teknik dhe një basketbollist i Pelisterit, ndërsa gjat intereventimit për të qetësuar situatën janë lënduar dy polic. Për momentin punohet për zbardhjen plotë të incidentit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test