Të dielën protesta në Shkup kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Shkupi

Të dielën protesta në Shkup kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Më: 17 janar 2018 Në ora: 09:26
Protesta ne Shkup

Për ditën e diel janë paraparë protesta në Shkup për të kundërshtuar Ligjin për gjuhët, që sipas disa grupeve ekstreme maqedonase, konsiderohet si rrezik për Maqedoninë.

Shoqata Forcat e bashkuara maqedonase kanë bërë thirrje për protestë më 21 janar, në ora 13:00, para Kuvendit.

Mbështetje është ofruar edhe nga e ashtuquajtura shoqata patriotike ”Tvrdokorni”, të cilët kanë paralajmëruar eskalim të gjendjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat