Shkup, seanca e radhës për lëndën “Trust”, të akuzuar janë disa persona

Shkupi

Shkup, seanca e radhës për lëndën “Trust”, të akuzuar janë disa persona

Më: 18 janar 2018 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Sot do të vazhdojë gjykimi për lëndën ”Trust” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku i akuzuar i parë është afaristi Sead Koçan.

Bashkë me të gjykohen edhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, që të gjithë për pjesëmarrje në tender të SHA Elem.

Prokuroria i akuzon këta persona për falsifikim dokumentacioni për të përfituar tender me vlerë prej 17 milionë euro. Lënda bazohet në tre materiale të përgjuara.

Vlen të theksohet se Sead Koçan tentoi që t’i ikë drejtësisë, duke u fshehur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat