Vrasja e mbrëmshme në Çair, prononcohet Prokuroria - Bota Sot
Vrasja e mbrëmshme në Çair, prononcohet Prokuroria

Shkupi

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Vrasja e mbrëmshme në Çair, prononcohet Prokuroria

Më: 21 janar 2018 Në ora: 16:34
Prokuroria publike e Shkupit

Prokuroria publike e Shkupit po heton vrasjen e mbrëmshme të një gruaje në lagjen Çair. Si që ka informuar Prokurori publik është dhënë urdhër për mbledhjen e gjurmëve nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur vrasja.

Është dhënë urdhër edhe për kryerjen e obduksionit ndaj të ndjerës.

“Prokuroria po ndërmerr masa në drejtim të vërtetimit të fakteve në lëndën dhe përgjegjësi penale ndaj kryerësit. Hetimet e Prokurorisë publike vazhdojnë”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë së Shkupit.

Nga MPB kanë thënë se 41 vjeçarja nga Tetova ka vdekur rrugës për spital nga lëndimet e marra me thikë në stomak që ia ka shkaktuar farefisi i tij në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test