Aksion policor në Çento të Shkupit, arrestohen 6 persona - Bota Sot
Aksion policor në Çento të Shkupit, arrestohen 6 persona

Shkupi

E enjte, 24 maj 2018

Aksion policor në Çento të Shkupit, arrestohen 6 persona

Më: 30 janar 2018 Në ora: 15:24
Policia e Maqedonise

Policia sot ka zbuluar dhe sekuestroi një sasi të armëve dhe municionit, si dhe një pako me materie të panjohur me ngjyrë kafe, gjatë kontrollit në shtëpitë e të disa personave të dyshuar në lagjen Çento të Shkupit.

Pjesëtarët e Njësisë për trafikim të palejuar pranë SPB Shkup, kanë bërë kontroll në shtëpitë e personave: A.A (35), R.A (48), H.A (47), A.A (45), A.A (40) dhe I.M (49) në rrugët “Fushtanska” dhe “Metodij Andonov Çento”, pasi gjykata ka dhënë urdhër për kontroll pas informacioneve të marra operuese për kryerës të mundur të veprave penale “përpunim i palejuar, mbajtje dhe trafikim me armë apo materie shpërthyese” dhe “prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, të parashikuara dhe të ndëshkuara me nenin 396 dhe nenin 215 nga KP i RM-së.

Personat janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje, ndërsa Njësia për trafikim të palejuar në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Publike Themelore Shkup pas dokumentimit të tërësishëm të rastit deri te Prokuroria Publike Themelore do të dorëzojë parashtresa përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test