E shpëtuan nga mbytja në Vardar, pastaj e rrahën

Shkupi

E shpëtuan nga mbytja në Vardar, pastaj e rrahën

Më: 30 janar 2018 Në ora: 15:26
Pamje nga ngjarja

Një grua sot rreth orës 14:00 ka kërcuar në lumin Vardar te Ura e Gurit në Shkup, pas së cilës dy burra të cilët kanë qenë në afërsi të saj kanë kërcyer pas saj dhe e kanë nxjerrë nga uji, pas çka kanë filluar t’i bërtasin dhe ta rrahin, njofton Portalb.mk.

Sipas SDK-së, të dy burrat e kanë nxjerrë gruan në “ishullin” në mes të lumit, të krijuar nga punët ndërtimtare, pas së cilës erdhi edhe një burrë tjetër që më pas edhe ai të grindet me gruan.

Në vendin e incidentit, erdhi policia dhe Ndihma e Shpejtë. Nga MPB thonë se tek ata ka pasur të paraqitur rast ku një grua ka qenë duke u mbytur në lum.

Të tre burrat në fund e nxorën gruan nga lumi, ndërkaq në shëtitoren rreth lumit, një grup tjetër burrash, kanë ndihmuar në nxjerrjen e gruas nga lumi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat