Paralajmërohet protestë në Shkup për rastin “Alfa”, “Lagja e trimave”…

Shkupi

Paralajmërohet protestë në Shkup për rastin “Alfa”, “Lagja e trimave”…

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 21:47
Shkup

Kryetari i Shoqatës së të burgosurve politik shqiptar, Shpëtim Pollozhani përmes një njoftimi ka bërë thirrje për protestë.

Protesta siç thuhet në paralajmërim do të mbahet në Shkup te Sheshi “Gjergj Kastriot Skënderbeu” më datë 23 shkurt 2018 në ora 13.00.

“Protesta mbahet në shenjë revolte kundër të gjithë proceseve të fabrikuara që nga viti 2001 deri në ndërrim të pushtetit pas zgjedhjeve parlamentare. Protestojmë kundër aktgjykimeve të fabrikuara në bazë të dëshmitarëve të fshehur- shpifur dhe kundër dhjetëra shkeljeve procedurale për sjelljen e vendimeve – dënim me burg të përjetshëm për dhjetëra shqiptarë. Kërkojmë rigjykim për rastin ’Alfa’, ‘Lagja e trimave’ dhe shume raste të tjera. Moto e protestës: E vërteta në shesh, në burg dergjen njerëz-prindër të pafajshëm”, thuhet në njoftimin e Shoqatës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat