Zvarritet procedura për emrat e shkollave në Shkup

Shkupi

Zvarritet procedura për emrat e shkollave në Shkup

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 17:03
Ilustrim

Tashmë katër vjet shkolla fillore “25 Maji” në Hasanbeg ka dorëzuar iniciativë në Komunën e Gazi Babës për ndryshimin e emrit të shkollës. Mirëpo, deri më sot kjo iniciativë assesi të vendoset në rendin e ditës për votim.

Drejtori i shkollës së lartpërmendur, Fadil Murtezani tha për Alsat se propozimi për emrin e ri të shkollës është “22 Nëntori” Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe. Sipas tij me këtë propozim dhe kërkesë është njoftuar edhe kreu i ri komunës së Gazi Babës Boris Georgievski i cili ka shpreh gatishmëri për zgjidhjen e kësaj çështje por, sipas Murtezanit, pengesë mund të paraqitet këshilli komunal që në këtë rast udhëhiqet nga OBRM-PDUKM-ja opozitare.

Kreu i komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski tha se është njoftuar me këtë çështje dhe për të njejtën do të pronocohet javën që vjen. Ndërkohë, kryetari i këshillit komunal Toni Bojkovski nuk iu përgjigj telefonatave të Alsat nëse do të votojnë pro iniciativës për ndryshimin e emrit të shkollës “25 Maji” në “22 Nëntori”.

Përvec shkollës në fjalë, me këtë problematikë vazhdojnë të përballen edhe dy shkollat fillore në Çair, “Rajko Zhinzifov” dhe “Nikolla Vapcarov” të cilat kanë mbet peng i Regjistrit Qendrorë për ndryshimin e emrave në “Ismail Qemali” dhe “Imri Elezi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat