Dy persona janë lënduar në pesë aksidente gjatë ditës së djeshme nëpër Shkup

Shkupi

Dy persona janë lënduar në pesë aksidente gjatë ditës së djeshme nëpër Shkup

Më: 1 mars 2018 Në ora: 10:10
Ilustrim

Dy persona janë lënduar më lehtë në një nga gjithsej pesë aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga MPB informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Pesë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy shoferë kanë kaluar në të kuqe në semafor, një shofer nuk iu ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, dy shoferë për reshtim të parregullt, katër shoferë për parakalim të parregullt dhe 12 shoferë të cilët nuk kanë poseduar pajisje dimërore.

Nga qarkullimi janë përjashtuar një shofer i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 13 shoferë para se të pajisen me të drejtën për drejtim të automjetit, një shofer fillestar, si dhe dy automjete teknikisht të parregullta. Janë gjetur 132 vetura të parkuara në mënyrë joligjore.

Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit janë hequr 75 vetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat