Osmani i kundërpërgjigjet ambasadorit francez në Shkup

Shkupi

Osmani i kundërpërgjigjet ambasadorit francez në Shkup

Më: 18 mars 2018 Në ora: 22:01
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani nëpërmjet video-mesazhit në rrjetin social Facebook iu kundërpërgjigj ambasadorit të Francës në Shkup, Kristijan Timonier i cili ditën kur u votua ligji për përdorimin e gjuhëve në Kuvend, e vlerësoi si “ditë të pahijshme për një shtet që ka aspirata euroatlantike”.

Osmani në mesazhin e tij drejtuar ambasadorit frances pajtohet se debati në Kuvend nuk ishte demokratik mirëpo arsyetohet se për atë ligj është diskutuar shumë dhe se përpjekjet e shumicës parlamentare për debat të mirfillt mbi ligjin për përdorimin e gjuhëve me muaj të tërë u injorua nga opozita maqedonase e dirigjuar nga VMRO – DPMNE.

Më tej Osmani shton se në asnjë mënyrë qëllimi i këtij ligji nuk është triumfalizmi i shqiptarëve ndaj maqedonasve por i njejti paraqet një mundësi reale për të ndërtuar një shoqëri të qytetëruar multietnike dhe i njejti ligj u mundëson shqiptarëve komunikim të saktë dhe më të afërt me shtetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat