Shkup, lëndohen dy këmbësor në aksidente trafiku

Shkupi

Shkup, lëndohen dy këmbësor në aksidente trafiku

Më: 21 mars 2018 Në ora: 10:08
Ilustrim

Dy këmbësor kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa 12 persona tjerë janë lënduar lehtë në nëntë aksidentet e evidentuar mbrëmë nga SPB Shkup, në 24 orët e kaluara. Janë regjistruar edhe katër aksidente me dëmtime matetriale.

“Janë larguar 13 vetura nga komunikacioni, një për kontrollim teknik jo të rregullt dhe 12 të parregjistruara, janë dhënë 86 vërejtje për parim jo të rregullt të veturave, ndërsa “merimanga” ka ngritur 59 vetura”, thonë nga MPB.

Policia rrugore gjithashtu kishte evidentuar edhe 12 këmbësor që kishin bërë kalime jo të rregullta.

Dempartamenti pranë SPB-së në Shkup sot do të realizoj punë edukative me shkollën fillore “Dimo Haxhi Dimov” në Komunën e Karposhit, me nxënësit e klasës së dytë, në kuadër të projektit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat