LSDM: Me ndërtimin e urës në Shkup do të lehtësohet komunikacioni

Shkupi

LSDM: Me ndërtimin e urës në Shkup do të lehtësohet komunikacioni

Më: 25 mars 2018 Në ora: 15:38
LSDM

LSDM përmes një komunikate për shtyp ka publikuar projektin për ndërtimin e urës në Shkup që do të lidh komunën e Gazi Babës dhe Aerodromit.

"Qeverisja e qytetit e udhëhequr nga LSDM dhe kryetari Petre Shilegov e kanë filluar procesin për ndërtimin e koridorit të ri të trafikut dhe urën në lumin Vardar që do të lidh komunat e Gazi Babës dhe Aerodromit, me çka do të sigurohen kushte për trafik më efikas dhe më të sigurtë në Shkup.

Projekti për ndërtimin e këtij koridori të komunikacionit, përveç ndërtimit të një ure të re 120 metra përmes Vardarit në Keramidnicë, parasheh edhe ndërtimin e bulevardit të ri dhe rekonstruimin e të vjetrit në gjatësi totale 2170 metra, 6 korsi për vetura, shtigje të biçikletave në dy drejtime, shtigje për këmbësorë dhe mbjellje të drunjve, si dhe futjen e linjave të reja të autobusëve të transportit publik", thuhet në njoftimin e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat