Krisma dhe panik në Shkup: Me kallashnikovë grabitet kazino “Astra”, 2 autorët ishin të maskuar

Shkupi

Krisma dhe panik në Shkup: Me kallashnikovë grabitet kazino “Astra”, 2 autorët ishin të maskuar

Më: 1 prill 2018 Në ora: 11:14
Vendi i ngjarjes

Rreth orë 22, në kazinon që ndodhet në bulevardin “Aradhat partizane”, në afërsi të kryqëzimit mes qendrës tregtare “Leptokaria” dhe poliklinikës “Bukuresht”, ka ndodhur një vjedhje e rëndë e kazinos “Astra”.

Sipas informacioneve paraprake, në kazino u futën dy persona të veshur me rroba të bardha dhe me maska në fytyrë, kurse të dy ishin të armatosur me pushkë automatike “Kallashnikov”.

Vjedhja ndodhi me shpejtësi të rrufeshme, kurse gjatë plaçkitjes, sipas informacioneve të pakonfirmuara, njëri nga sulmuesit gjuajti dy plumba në tavanin e kazinos. Sulmi, sipas sigurimit privat zgjati rreth 20 sekonda.

Pasi i morën paratë, u futën në makinën që i priste dhe u larguan në drejtim të panjohur.

Nga MPB për Infomaks e konfirmuan ngjarjen dhe informuan se policia po punon për zbardhjen e rastit, kurse në vendngjarje ishin bërë hetimet e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat