Nga Gjevgjelia deri në Shkup do të paguajmë pesë pikë pagesa rrugore

Shkupi

Nga Gjevgjelia deri në Shkup do të paguajmë pesë pikë pagesa rrugore

Më: 16 prill 2018 Në ora: 16:16
Ilustrim

Në vend të tre që ishte paraparë, në auto udhën e re nga Demir Kapija e deri në Smokvicë, që duhet të lëshohet në përdorim deri në fund të muajit, do të ketë edhe dy pikë pagesa tjera. Në rrugën e vjetër nuk kishte asnjë pikë pagesë.

Kjo do të thotë se për 28 kilometër rrugë, nga Shkupi e deri në Gjevegjeli do të ketë pesë pikë pagesa. Por, qytetarët të cilët do të udhëtojnë për në Greqi do të jenë më të dëmtuar nga dy pikë pagesat e reja. Ato priten të ndërtohen deri në fund të vitit.

“Nga momenti i dhënies së lejes për ndërtim, afati i ndërtimit është tetë deri në dhjetë muaj. Dy pikë pagesat do të jenë, njëra tek Gjevgjelia de tjetra tek Demir Kapija, me sistem dhe ndriçim modern”. tha Zoran Kitanov, drejtori i Agjencisë për Rrugë.

Ministri Sugareski informon se paralelisht me ndërtimin e auto rrugës, aktivitete rrugore do të ketë edhe në rikonstruimin e 30 rrugëve në vend.

“Kemi më shumë se miliarda denarë këtë vit me çka do të shpenzohen në pjesë e rikonstruimit të rrugëve rajonale dhe në rrugët e shpejta, me mjetet tona. Kuptohet se edhe me mjetet tjera janë paraparë nga Banka Botërore, BERZH”, tha Sugareski.

Në teren do të do të mbarojë rikonstruimi i gjashtë pjesëve të rrugës me 58 kilometra me vlerë prej 304 milionë denarë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat