Paditen dy shkupjanë për prodhim të lëndëve narkotike në shtëpitë e tyre

Shkupi

Paditen dy shkupjanë për prodhim të lëndëve narkotike në shtëpitë e tyre

Më: 28 prill 2018 Në ora: 09:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sektori për Punë të Brendshme Shkup deri tek Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar padi penale ndaj personave S.K (25) dhe G.K (28), për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.

Të paditurit gjatë këtij viti në mënyrë të paligjshme kanë blerë dhe instaluar sistemin laboratorik për prodhimin e kanabisit, nga e cila pas rritjes mund të fitohen lëndë narkotike si marihuana dhe të ngjashme, të cilën e kanë përgatitur për shitje në rajonin e Shkupit.

Nga policia njoftojnë se nga kontrollet tek të paditurit është gjetur 6.4 kilogram marihuan dhe 203 saksi të kanabisit.

S.K dhe G.K janë arrestuar dhe dorëzuar në stacionin policorë në Gazi Babë, ndërsa më poshtë keni pamje që policia ka publikuar gjatë arrestimit të dy personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat