Plaçkitet një pompë benzine në Shkup

Shkupi

Plaçkitet një pompë benzine në Shkup

Më: 9 maj 2018 Në ora: 19:53
Ilustrim

Dy persona të panjohur herët në mëngjes kanë kryer vjedhje dhe kanë marrë gjashtë mijë denarë nga pompa e benzinës në rrugën “Pero Nakov”.

Siç njoftojnë nga policia, në SPB Shkup në orën 04:15 është denoncuar se në pompën e benzinës në rrugën “Pero Nakov” dy persona të panjohur duke, kanë kërcënuar me pistoletë dhe kanë kryer vjedhje, duke marrë 6.000 denarë, ndërsa më pas janë larguar nga vendi.

Nga policia shtojnë se po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat