Suspendohet mësuesi që rrahu nxënësin me shkop të drurit në Butel

Shkupi

Suspendohet mësuesi që rrahu nxënësin me shkop të drurit në Butel

Më: 10 maj 2018 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Mësuesi që para dy ditëve me shkop të drurit e kishte rrahur një nxënës në shkollën fillore “Zhivko Brajkovsko” në Butel të Shkupit, është suspenduar derisa të zgjidhet rasti i plotë.

Nga Komuna e Butelit thonë se për këtë rast janë njoftuar kryetari i komunës, drejtori i shkollës dhe prindi i nxënësit dhe me ta është kryer bisedë informative.

Gjithashtu nga Komuna e Butelit shtojnë se në përputhje me Ligjin për shkollat fillore dhe Ligjin për marrëdhënie në punë, udhëheqësia e shkollës fillore në të njëjtën ditë kur ka ndodhur rasti ka sjellur vendim për suspendim të profesorit në fjalë deri në zbardhjen e këtij rasti dhe vendimi përfundimtar.

Ndërsa në ditën e incidentit në shkollë reagoi edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, prej ku kërkuan që rasti të zbardhet dhe të merr epilog.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat